Kremtimit të traktatit të Elizesë [mk]
Zyra franko-gjermane për të rinjë,
Qendra për bashkëpunime në Ballkan « Loja »,
Ambasada e Gjermanisë dhe Ambasada e Francës në Shkup,
me rastin e kremtimit të traktatit të Elizesë,
kanë nderin t’ju ftojnë në punëtorinë dhe diskutimin
« Ndeshja, art i dialogut mes dy kulturave dhe dy gjuhëve »
Claire Doutriaux, fituese e çmimit Grimme dhe realizatore e emisionit « Ndeshja », në kanalin ARTE do të diskutojë me të rinjë nga Maqedonia, Gjermania dhe Franca mbi raportet mes kulturave të ndryshme. « Ndeshja » është një shembull që tregon si shtjellohen, diskutohen dhe trajtohen dallimet kulturore duke mos krijuar stereotipe të reja.
Hapja zyrtare e kësaj ngjarjeje do të bëhet nga
SH.S.Z-nja Ulrike KNOTZ, Ambasadore e Gjermanisë,
dhe SH.T.Z. Bernard VALERO, Ambasador i Francës,
që do të kyçen më pastaj në diskutime.
Data : 27 janar 2009
Vendi : Teatri i fëmijëve
Adresa : Evlija Celebija 1, Lagja e vjetër e Shkupit
Hapja e punëtorisë në ora 17
Koktel 19h30