Kumanova kremtoi ditën e Evropës [fr] [mk]

Të martën, më 8 maj, Kumanova festoi Ditën e Evropës në prani të ambasadorëve të Francës, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë.

"Ne duam të dërgojmë një mesazh të miqësisë së përbashkët në praninë e katër ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Kumanova ka qenë dhe gjithmonë do të jetë një qytet kozmopolit, andaj ne kemi nevojë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë," u shpreh kryetari i komunës së Kumanovës, z. Maksim Dimitrievski.

Ambasadorët morën pjesë në disa aktivitete, ku pjesëmarrës ishin së bashku të rinj nga të gjitha bashkësitë (kuiz diturie mbi Evropën, valle, muzikë, stenda të ngritura për hir të vendeve të ndryshme të BE-së) dhe një seminar mbi ndërtimin evropian, i transmetuar nga televizioni lokal. Me këtë rast, ambasadori theksoi se Evropa ishte e bazuar në mbrojtjen e vlerave themelore dhe të drejtave të njeriut: "Ndërtimi shtetit të së drejtës është baza e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ne hapërojmë në këtë drejtim. Barrierat duhet të hiqen dhe shteti i së drejtës duhet të ndërtohet hap pas hapi deri në unifikimin (njësimin) e kontinentit evropian.

Ky është mesazhi kryesor që po përgatitet për samitin e Sofjes: ndërtimi efikas dhe pragmatik, i cili do t’i mundësojë shteteve të këtij rajoni të bashkohen me familjen evropiane ". Ambasadorët mbollën një pemë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, në shenjë shprese dhe paqeje, aty ku u zhvillua ngjarja e një skene të dhunshme në vitin 2015.

publie le 11/05/2018

hautdepage