Kushte të reja për dorëzimin e dokumenteve për vizë prej 8 shkurtit 2010 [mk]

Kushtet e reja :

- pranimi i palëve: prej të hënës deri të premten prej 09h30 - 12h30
- caktim i domosdoshëm i terminit për të gjitha kërkesat për vizë:

  • për banorët e Kosovës në numrin në vijim 0900 10 205, vetëm prej telefonit fiks ose celularit të operatorit IPKO
  • për banorët e Maqedonisë të cilët nuk disponojnë pasaportë biometrike ose që dëshirojnë të dorëzojnë dokumente për qëndrim me afat të gjatë të paraqiten në numrin 058 058 333

- prezencë e domosdoshme personale në shërbimin e vizave
- çmimi për shpenzimet e dosjes (35 euro për vizë me afat të shkurtër, 99 euro për vizë me afat të gjatë) në denarë të Maqedonisë, nuk kthehen në rast se refuzohet dhënia e vizës

Përkujtim, modalitete të domosdoshme :

- Ambasada e Francës është kompetente për dhënien e vizës përderisa Franca është destinacioni kryesor
- Lista e dokumenteve të nevojshme për vizë varet nga kategoria e vizës së kërkuar
- Gjatë dorëzimit të dosjes për vizë të gjithë dokumentet duhet të jenë në origjinal dhe në kopje (origjinalet këthehen menjëherë). Dokumentet në shqip/maqedonisht duhet të përkthehen
- Dosja dorëzohet me formular për vizë i plotësuar paraprakisht në mënyrë korrekte
- Lista e dokumenteve nuk është përfundimtare : shërbimi i vizave mund të kërkojë dokumente plotësuese
- 7 ditë nevojiten për dhënien e vizës përderisa dosja është komplete
- Dorëzimi i të gjithë dokumenteve nuk garanton marrjen e vizës së kërkuar
- Vetë viza nuk garanton hyrje në shtet. Në vendkalimin kufitar, përveç pasaportës me vizë, policia mund t’ju kërkojë vërtetim për mjete financiare, për strehim, biletë kthyese dhe gjithsesi vërtetim për sigurim (shëndetësor-riatdhesim).

publie le 28/02/2014

hautdepage