Vizita e znj. Lorens Bun tė Maqedonisė sė Veriut [fr] [mk]

Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë të Evropës dhe Punëve të Jashtme, përgjegjëse për Evropën, znj. Lorens Bun e shoqëruar nga deputetet Liliana Tangi dhe Mari-Pjer Vedren, vizituan Maqedoninë e Veriut të martën me 15 dhe të mërkurën me 16 nëntor

Mbështetja aktive dhe e vazhdueshme e Francës në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe dëshira për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve tona ishin në qendër të bisedimeve gjatë takimeve me Presidentin Stevo Pendarovski, me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Zëvendëskryeministrin e Çështjeve Evropiane Bojan Mariçiq dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Gjatë takimit me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, Sekretarja e Shtetit trajtoi më konkretisht sfidën e mësimit të frëngjishtes dhe promovimin e shumëgjuhësisë. Ajo iu drejtua njëkohësisht edhe Këshillit nacional për integrim evropian dhe mori pjesë në takimin me përfaqësues të think-tanqeve evropiane dhe me përfaqësues të të rinjve të Maqedonis së Veriut. Në fund, së bashku me ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, vizitoi dhe Muzeun e artit bashkëkohor për të admiruar disa nga veprat më të shquara të koleksionit francez.

crédit photos : Service photographique de la Présidence de la République, Service photographique du Gouvernement, Service photographique du ministère des Affaires étrangères, Service photographique du ministère de l’Education et de la Science, Институт за европска политика (ЕПИ)/European Policy Institute - EPI, Service photographique du ministère de la Culture

publie le 18/11/2022

hautdepage