Lamtumira e fundit për ushtarët tanë [fr] [mk]

Të enjten, më 15 tetor, ambasadori dhe i deleguari i përgjithshëm i shoqatës “Kujtesa franceze” për Maqedoninë e Veriut, ambasadori Bllagoj Zashov, vizituan varret e ushtarëve francezë në Shkup, për t’u dhënë lamtumirën e fundit ushtarëve tanë të rënë më tepër se një shekull më parë.

Të enjten, më 15 tetor, ambasadori dhe i deleguari i përgjithshëm i shoqatës “Kujtesa franceze” për Maqedoninë e Veriut, ambasadori Bllagoj Zashov, vizituan varret e ushtarëve francezë në Shkup. Me këtë rast, ata trajtuan disa tema në lidhje me ceremonitë përkujtimore që Ambasada e Francës i organizon në Shkup dhe Manastir, me rastin e 11 nëntorit, ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Ambasadori falënderoi shoqatën “Kujtesa franceze” për angazhimin e saj në Maqedoninë e Veriut dhe shpresoi që ky bashkëpunim i frytshëm do të vazhdojë edhe më tej dhe do të bëhet edhe më i larmishëm.

publie le 16/10/2020

hautdepage