Le të njohim Prespën [fr] [mk]

Ambasadori i Francës, së bashku me kolegun e tij gjerman, në shoqërim të kryetarit të Resnjës, z. Zhivko Gosharevski dhe drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport z. Darko Kaevski, mori pjesë në aksionin ekologjik, që u mbajt në kuadër të manifestimit "Le të njohim Prespën", të dielën më 16 qershor, duke shënuar me këtë rast 1 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ata mbollën pemë, pranë vendeve ku janë zhvilluar luftimet franko-gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore, siç theksuan ata, si dhe morën pjesë në aktivitetin destinuar pastrimit të plazhit të Oteshevës. Ambasadori me këtë rast theksoi rëndësinë e kësaj dite, që ngjall shpresë për të ardhmen e Evropës: "Ka ende punë për të bërë, andaj ne qëndrojmë përkrah jush, për të ju shoqëruar në rrugën evropiane" Kjo ditë u përcoll edhe nga një vizitë në panairin e parë gastronomik, i cili u mbajt në Dupeni, në praninë e kryeministrit, ku ambasadori u njoh me produktet lokale, duke përfshirë edhe lëngjet më të famshme të frutave natyrale në Resnjë. Kësisoj, ai pati rastin ishte të flas në një intevistë për perspektivat zhvillimi lokal, në funksion të vendosjes aktuale të Agjencisë Franceze për Zhvillim.

publie le 22/06/2019

hautdepage