LetsTalkEU [fr] [mk]

Ambasadori mori pjesë në serinë e diskutimeve me titull «#LetsTalk» (shq. Le të flasim), qëllimi i të cilit është të mbajë debatin publik kombëtar, në këtë periudhë kur në njërën anë, ka tendenca që pandemia, tenton të monopolizojë hapësirën publike dhe nga ana tjetër, të mjegullojë perspektivat e ardhshme dhe përparësitë kombëtare.

Ky panel shkëmbimi onlajn u mbajt me nismën e organizatës “Estima”, e cila përbëhet nga ekspertë, që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Ambasadori mori pjesë në edicionin e parë, i cili u mbajt të enjten, më 18 qershor, me titull "LetsTalkEU" (shq. Le të flasim BE). Diskutimi u përqëndrua në çështjen e anëtarësimit evropian.

JPEG

publie le 26/06/2020

hautdepage