Lëvizja BESA mbështet referendumin për emrin [fr] [mk]

Të martën, më 10 korrik, ambasadori u takua me kryetarin e Lëvizjes BESA (krahu opozitar), z. Bilall Kasami dhe zëvendëskryetarin z. Kastriot Rexhepi.

Gjatë këtij takimi të dy palët përshëndetën progresin e fundit të arritur midis Shkupit dhe Athinës në lidhje me çështjen e emrit, e të cilën kjo parti është e gatshme ta mbështesë edhe në referendumin, i paraparë për tu mbajtur në vjeshtë.

JPEG

Përfaqësuesit e kësaj partie diskutuan gjithashtu edhe për efektivitetin e reformave për t’u anëtarësuar vendi në BE, përfshirë konsolidimin e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, si dhe çështjet që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit dhe ndërhyrjen e autoriteteve në çështjet fetare.

publie le 13/07/2018

hautdepage