Liria e mediave [fr] [mk]

Ambasadori mbajti një fjalim para gjyqtarëve dhe gazetarëve, pjesëmarrës në trajnimin mbi "Praktikat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të Prokurorisë Publike të Maqedonisë në çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e medias".

Ngjarja u organizua në Ohër, më 10 shkurt, nga ana e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, SHGM. Me këtë rast, ai theksoi se zbatimi efektiv i parimeve të përfshira në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut duhet të jetë prioritet në zbatimin e Axhendës 3-6-9, që kushtëzon hapjen e negociatave për integrimin evropian. Ky trajnim, i mbështetur nga Ambasada e Francës dhe Fondacioni Adenauer, realizohet në vazhdën e dosjes së gjykimit "Selmani dhe të tjerët kundër RM-së" në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

publie le 14/02/2018

hautdepage