Liria e shprehjes - liria e mediumeve: dy ditë debati dhe studimesh me përkrahjen e Ambasadës [fr] [mk]

Insituti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut dhe paqes në Kaen, me përkrahjen e Ambasadës së Francës, ka organizuar dy ditë debati dhe studimesh mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediumeve, në formën e një shikimi krahasimor në mes Francës dhe Maqedonisë.

Me 26 shkurt 2014, në saje të një tryeze të rrumbullakët të animuar nga ana e juristëve dhe gazetarëve françez dhe maqedonas, diskutimi u shtjellua në tre sesione, nën këndin e praktikës juridike, duke krahasuar situatën, sfidat dhe përgjigjet që hasen në Francë dhe në Maqedoni. U bisdeua edhe rreth standardeve ndërkombëtare në lëminë e lirisë së shprehjes dhe të pluralizmit të mediave, e më pas edhe për deontologjinë dhe mbrojtjen e profesionit të gazetarit dhe në fund fare për evolucionin dhe perspektivat e lirisë së mediumeve në erën digjitale në Francë dhe në Maqedoni.

Me 27 shkurt 2014 në bashkëpunim me Fakultetin juridik të Shkupit dhe në hapësirat e të njëjtit u mbajt dita e 3-të e të drejtës krahasimore franko-maqedonase, gjithnjë në lëminë e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediumeve. Dy ditët e para të së drejtës krahasimore ishin të përcaktuara në të drejtën e punës në shkrut 2013 dhe më pas në nëntor të po të njëjtit vit në të drejtën administrative.

Aksioni i Ambasadës së Francës në Shkup për përkrahjen e lirisë së mediumeve do të vazhdojë në mars, me një trajnim mbi trajtimin e Lirisë së shtypit që u është dedikuar gjyqtarëve maqedonas dhe nxënësve të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë.

JPEG
JPEG
JPEG
JPEG

PDF - 369.9 ko
Programme de la journée du 26 Février
(PDF - 369.9 ko)
PDF - 530 ko
Programme de la journée du 27 Février
(PDF - 530 ko)

publie le 05/03/2014

hautdepage