Maqedonia në konferencën ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë [fr] [mk]

Më 8 dhe 9 tetor 2018, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, z. Viktor Dimovski, mori pjesë në konferencën ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, e cila u mbajt në Jerevan të Armenisë.

Me këtë rast, ai deklaroi: "Në cilësinë e anëtares së familjes frankofone, Maqedonia promovon vazhdimisht vlerat e shoqërisë së saj: demokracinë, karakterin multietnik, tolerancën dhe solidaritetin (mishërimin)". Sekretari Dimovski riafirmoi gjithashtu edhe rolin e vendit, si anëtar aktiv i kësaj organizate, rol ky i cili i kushtohet tejkalimit të sfidave politike dhe ekonomike të epokës së sotme. Në prag të konferencës, z. Dimovski zhvilloi bisedime dypalëshe me krerët e delegacioneve franceze, zvicerane, greke dhe rumune.

publie le 12/10/2018

hautdepage