Marrëveshja e Prespës - rëndësia e saj ndërkombëtare dhe implikimet e saj në integrimet euroatlantike [fr] [mk]

Të martën, më 11 shtator, ambasadori mori pjesë në ngjarjen, organizuar nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, me titull "Marrëveshja e Prespës - rëndësia e saj ndërkombëtare dhe implikimet e saj në integrimet euroatlantike".

Ai rikujtoi se kryetari Makron kishte shprehur vlerësimin e tij të lartë për guximin e domosdoshëm në arritjen e kësaj marrëveshjeje esenciale për vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve, duke ruajtur gjuhën, identitetin dhe duke hapur perspektivën europiane dhe atlantike të vendit. Ambasadori e vuri këtë marrëveshje në perspektivën e ndërtimit europian, i cili, sipas modelit të pajtimit franko-gjerman, kërkonte një frymë kompromisi dhe dëshirë për të ndërtuar së bashku një fat të përbashkët, duke i`a kthyer shpinën dhe duke i lënë mbrapa grindjet e panevojshme sterile.

publie le 19/09/2018

hautdepage