Mbarë Shkupi në të kaltër me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijës [fr] [mk]

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë Shkupi u ndriçua në të kaltër më 20 nëntor.

Më 20 nëntor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Ambasada e Francës në Shkup, u ndriçua në të kaltër. Kjo ditë shënon përvjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, traktat ndërkombëtar i miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 20 nëntor 1989, me qëllim njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave specifike të fëmijëve. Këtë 20 nëntor, ndërtesat emblematike në mbarë botën, ndriçohen në të kaltër, për të mbështetur të drejtat e fëmijëve. Andaj, vishni sot diçka në ngjyrë të kaltër, ndryshoni foton e profilit tuaj në linjë dhe ndihmoni në rritjen e ndërgjegjësimit.
#WorldChildrensDay

publie le 02/12/2020

hautdepage