Mbështetja e Francës në fushën e drejtësisë dhe në programimin e fondeve europiane për përforcimin e qeverisjes së mirë [fr] [mk]

Të hënën, më 10 shtator, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për Bashkëpunim, mori pjesë në grupin e punës, organizuar nga ministri i Drejtësisë dhe delegacioni i Bashkimit Europian.

JPEG

Në një moment vendimtar për realizimin e reformave në sektorin e drejtësisë, ambasadori rikujtoi arritjet e bashkëpunimit tonë me Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve (Shkollën e Magjistraturës) dhe bëri thirrje për zbatimin e projekteve konkrete në këtë sektor, të cilat janë përcaktuese për afrimin europian. Franca do të ofrojë mbështetjen e saj dypalëshe për Maqedoninë dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive në programimin e fondeve europiane për qeverisje të mirë.

publie le 13/09/2018

hautdepage