Mbështetja e vazhdueshme franceze për policinë e Maqedonisë [fr] [mk]

Vizita në stacionin e policisë- Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, ishte një mundësi për të rikujtuar që kjo ambasadë do të vazhdojë mbështetjen në fushën operacionale dhe në bartjen e njohurive dhe shkathtësive.

Ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për Siguri të Brendshme dhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Nuhiu, të enjten më 26 mars, vizituan stacionin policor në Tetovë, ku u prezantuan zhvillimet e fundit, në veprimet e ndërmarra nga autoritetet e reja. Me këtë rast, zëvendësministri Nuhiu falënderoi Francën për mbështetjen, që i ofron ajo policisë së Maqedonisë, veçanërisht në fushën e trajnimit. Ambasadori, nga ana e tij, theksoi se mbështetja franceze do të vazhdojë pa u zvogëluar, duke përfshirë edhe çështjet operacionale dhe transferimin e njohurive dhe aftësive, si dhe reformat policore, të cilat janë pjesë thelbësore e ndryshimeve që duhet të zbatohen, për ti mundësuar Maqedonisë ti bashkohet Bashkimit Europian. Ambasadori falënderoi edhe një herë ministrinë e Brendshme dhe policinë eTetovës, për përfshirjen e tyre në aksionin e gjetjes dhe shpëtimit të të dy shtetasve francezë, të humbur në male, këtë dimër në Kodrën e Diellit (Bjeshka).

publie le 09/04/2018

hautdepage