Mbështetje filmit “Perëndia ekziston, edhe atë me emrin Petrunija" [fr] [mk]

Ambasada e Francës i uron dhe i dëshiron suksese filmit “Perëndia ekziston, ajo quhet Petrunija" nga regjisorja maqedonase Teona Strugar-Mitevska

Zonja Strugar-Mitevska u dekorua me titullin “Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë” nga ana e ambasadorit, më 21 nëntor (bit.ly/2DXIU29).

JPEG - 73.6 ko

Ky film është i përzgjedhur në garën zyrtare të Festivalit prestigjioz të filmit të Berlinit më 10 shkurt. Premiera në Francë do të shfaqet më 24 prill 2019.

JPEG - 87.8 ko

I xhiruar në Shtip, ky bashkëprodhim mes "Maqedonisë- Francës - Belgjikës - Sllovenisë dhe Kroacisë" me një buxhet prej rreth 1.4 milion euro, u mbështet nga Fondi i Filmit Evropian "Eurimazh". Filmi i kushtohet afirmimit të vështirë të gruas në kontekstin e traditave patriarkale të rajonit, rreth një ndodhie reale: një vajzë e re nga Shtipi, e papunë, vendos të hidhet në ujë për të kapur Kryqin e bekuar, me rastin e festës së Ujit të Bekuar (Dëftimit të Zotit). Ajo ia arrin dhe ia del mbanë, por ky është vetëm fillimi i problemeve për të, e që ndërlidhet me pjesëmarrjen në një garë tradicionale, e cila është e rezervuar për burra.

publie le 22/01/2019

hautdepage