Mbështetje franceze në fushën e etikës parlamentare [fr] [mk]

Të enjten, më 10 maj, në Parlamentin e Maqedonisë u organizua një tryezë e rrumbullakët mbi zbatimin e Kodeksit etik (të sjelljes) parlamentar(e).

Me këtë rast, profesor Melen-Sukramanien, deontolog i mëhershëm i Asamblesë Kombëtare, në kuadër të konferencave të organizuara nga ana e Institutit Francez në Shkup, ndau përvojën franceze në këtë fushë.

Kryetari i Parlamentit z. Talat Xhaferi falënderoi Francën për mbështetjen e saj të vazhdueshme, duke theksuar nevojën për një parlament funksional dhe vendosjen e normave etike për ndërtimin e një demokracie parlamentare, një detyrë kjo e rëndë, për të cilën ai ka dhënë të gjithë energjinë e tij.

Ambasadori kujtoi se deputetët e Maqedonisë, qoftë të shumicës apo të opozitës, duhet të luajnë një rol konstruktiv për të përgatitur bashkërisht kodeksin e sjelljes së tyre parlamentare, të frymëzuar nga praktikat e mira franceze në këtë fushë.

Franca mbështet plotësisht procesin e diskutimeve të zhvilluara në këtë drejtim në Ohër dhe pret rezultate konkrete dhe të shpejta në interes të vendit dhe integrimit të tij evropian.

publie le 16/05/2018

hautdepage