Për të mbështetur përpjekjet shëndetësore, në klinikën gjinekologjike të Shkupit, u dhuruan maska të llojit N95. Përveç kësaj, për të përballuar ndikimet shoqërore të krizës, Kryqit të Kuq në Shkup dhe shoqatës LGBT Junajted Tetovë nga Tetova, iu ndanë grante (subvencione). Mbështetja e tyre është tejet e vlefshme në përkrahjen e njerëzve më të brishtë, të prekur nga vështirësitë aktuale ekonomike.
Për më tepër, solidariteti ynë dëshmohet edhe në terren, përmes pjesëmarrjes sonë në ndihmën evropiane, kontribut ky më i rëndësishmi i dhënë për vendin, si dhe përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila po përgatitet që të ndërhyjë për të mbështetur reformat, e posaçërisht ato në shëndetësi dhe në mjedisin jetësor.