Mbrëmja e kinemasë franceze në shkollën "Liria" në Tetovë [fr] [mk]

Të hënën, më 29 tetor, ambasadori bëri hapjen e mbrëmjes së kinemasë franceze në Tetovë, në Shkollën fillore "Liria", në prani të kryetares së komunës së këtij qyteti, frankofones, zonjës Teuta Arifi.

Kësisoj, me mbështetjen e Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik "Loja" dhe Institutit Francez në Shkup, Aleanca Franceze në Tetovë, organizoi një mbrëmje të shfaqjes filmike, e cila gjithashtu u planifikua dhe paramendua, edhe si një grumbullim dhe takim frankofon në këtë shkollë, ku mësimdhënia e frëngjishtes është traditë, që daton shumë vite me radhë.

Me këtë rast, ambasadori i ndau diplomat për kryerjen e nivelit DELF, gjithë laureatëve të rinj dhe inkurajoi mësimdhënësit e gjuhës frënge, që të vazhdojnë me punën e tyre të shkëlqyer. Pas shfaqjes së një spektakli me këngë dhe disa videove me metrazh të shkurtër nga ana e nxënësve, publiku i pranishëm, në përbërje kryesisht nga të rinj dhe të reja, si dhe në numër tejet të madh, kishte rastin të shikonte komedinë e Filip lë Ge, me titull "Gratë e katit të 6-të", me titrim të dyfishtë, në dy gjuhë, në atë maqedonase dhe shqipe.
Etapa e itinerarit të ardhshëm të këtij cikli të kinemasë franceze, gjegjësisht shfaqjes së filmit francez, do të jetë qyteti i Gostivarit.

publie le 01/11/2018

hautdepage