Mbrëmje muzikore franceze në Festivalin Veror të Ohrit [fr] [mk]

Çdo vit, në kuadër të Festivalit Veror të Ohrit, organizohet tradicionalisht mbrëmje franceze, me mbështetjen e Ambasadës së Francës dhe Institutit Francez në Shkup.

Kryetari Gjorge Ivanov, i cili është udhëheqës dhe përkujdesës i festivalit, si adhurues i madh i muzikës dhe kryetari i komunës së Ohrit z. Jovan Stojanovski, së bashku me ambasadorin e Francës, e ndoqën koncertin e mbushur përplot me emocione, të duetit të përbërë nga pianistët Mishel dhe Nikola Burdonkl, babë e bir, nën dirigjimin (shenjën) e kompozitorit francez Darius Milo. Pas përfundimit të koncertit, ambasadori organizoi një darkë për nder të këtyre artistëve të jashtëzakonshëm, në të cilën u diskutua për ngjarjet kulturore në të dy vendet.

publie le 05/08/2018

hautdepage