"Mbrëmje në kopshte" në Rezidencën e Francës [fr] [mk]

Me nismën e shoqatës së re dhe dinamike "Miqësia Francë-Maqedoni", në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe sponsorët e interesuar, të enjten, më 14 qershor, në rezidencën e Francës, u mbajt një mbrëmje letrare, muzikore dhe poetike, e titulluar "Mbrëmje në kopshte".

Për këtë takim, nga ideja e deri te realizimi, u përkujdesën kryetari i shoqatës Matijas Vaskez dhe poetesha maqedonase Natasha Sarxhoska. Kjo mbrëmje u shënua nga krijimet letrare dhe poetike të autorëve frankofonë nga Maqedonia, akademikëve, shkrimtarëve dhe poetëve: Katica Kulavkova, Vladimir Martinovski, Natasha Sarxhoska, Josip Kocev dhe Agnesa Çavolli, të cilët ishin ftuar në debat letrar dhe lexim poetik, të shoqëruar nga nxënës frankofonë dhe muzikantë.

Kjo mbrëmje ishte gjithashtu një rast i mirë për të shprehur respekt dhe mishërim me poetin dhe artistin kinez Liu Ksia, i cili është në arrest shtëpiak. Ndër mysafirët e pranishëm në këtë mbrëmje kishte artistë, diplomatë, profesorë, sipërmarrës, gazetarë dhe përkthyes. Takimi shërben për të forcuar lidhjet e miqësisë mes komunitetit francez dhe atij frankofon në vend, përmes larmisë unike të kulturës së Maqedonisë.

Takimi poashtu ilustroi vitalitetin dhe rolin e poezisë në identitetin e vendit, i njohur tanimë për lexuesit në mbarë botën përmes Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, në cilësinë e takimeve ndërkombëtare poetike, që mbahen çdo vit në fund të muajit gusht në qytetin e Strugës.

publie le 20/06/2018

hautdepage