Franca dhe Italia në Maqedoninë e Veriut. Më 29 dhe 30 korrik në kishën Shën Sofia, këtë margaritar të arkitekturës bizantine, ambasadorët e Francës dhe Italisë hapën së bashku mbrëmjet italiane dhe ato franceze të edicionit të 62- të të Festivalit „Vera e Ohrit“.
Në program, sopranoja Daria Masiero dhe pianisti Andrea Kampora për mbrëmjen italiane dhe kuarteti Agate, i përbërë nga violinistët Adrien Jurkovic dhe Toma Deshamp, violisti Rafael Panjon dhe violonçelisti Simon Lashëme për mbrëmjen franceze. Prezantimi i përbashkët i dy mbrëmjeve i përket dëshirës për të festuar nënshkrimin e traktatit Quirinal në janar dhe zhvillimit historik të marrëdhënieve midis Italisë dhe Francës. Një demonstrim konkret i fqinjësisë dhe miqësisë mes dy vendeve, i përforcuar nga pjesmarrja e tyre e përbashkët në Bashkimin Evropian.
Diaporama, crédit photo : Ambassade de France en Macédoine du Nord