Me N. Dimitrov, Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin e saj drejt BE-së [fr] [mk]

Të hënën, më 16 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë, u takua me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështje evropiane, z. Nikolla Dimitrov.

Të hënën, më 16 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë, u takua me zëvendëskryeministrin e ngarkuar për çështje evropiane, z. Nikolla Dimitrov. Gjatë takimit, zëvendëskryeministri u zotua se qeveria do të vazhdojë të zbatojë reformat "objektivi i të cilave është evropianizimi thelbësor i shoqërisë dhe përmirësimi i kushteve të jetesës të të gjithë qytetarëve". Ambasadori, ndërkohë, përsëriti mbështetjen e Francës për Maqedoninë e Veriut nën prizmin e metodologjisë së re të zgjerimit, të paraqitur nga presidenti E. Makron. Z. Dimitrov i uroi ambasadorit sukses në mandatin e tij të ri, si dhe theksoi se fillimi i mandatit të tij përkon me një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit dhe u shpreh i bindur që angazhimi i tij do të kontribuojë në suksesin e ndërsjellë.

publie le 17/11/2020

hautdepage