Të qenit karikaturist, ka qenë gjithmonë një profesion i ndjeshëm. Të hënën, më 18 nëntor, ambasadori u takua me karikaturisten e së përditshmes "Slloboden Peçat" (shq. Shtypi i lirë), zonjën Natasha Kostovska. Me këtë rast, ajo i dhuroi atij një portret dhe disa vizatime, që paraqesin këndvështrimin e saj, për tema të ndryshme aktuale, veçanërisht në lidhje me procesin e integrimit evropian të vendit.
Ambasadori falënderoi dhe uroi znj. Kostovska, për cilësinë dhe lirinë e shprehur në vizatimet e saj, të cilat janë editoriale politike, që kontribuojnë në pasurinë e debatit të brendshëm në Maqedoninë e Veriut.