Me ministren Milla Carovska: Frankofonia në arsimin e Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Të hënën, më 23 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari për kulturë dhe bashkëpunim, u takua me ministren e arsimit dhe shkencës, znj. Milla Carovska.

JPEGTë hënën, më 23 nëntor, ambasadori, i shoqëruar nga këshilltari për kulturë dhe bashkëpunim, u takua me ministren e arsimit dhe shkencës, znj. Milla Carovska. Gjatë takimit, ata biseduan për shumë çështje, përfshirë Ditën Ndërkombëtare të Mësimdhënësve të Frëngjishtes, të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë, e cila do të mbahet për 3 ditë me radhë, duke filluar që më 26 nëntor. Ambasadori e shfrytëzoi rastin për të shprehur dëshirën dhe gatishmërinë e tij për të ruajtur marrëdhëniet e shkëlqyera midis arsimit në Maqedoninë e Veriut dhe Frankofonisë. Ministrja, në ndërkohë, e informoi ambasadorin për mbarëvajtjen e orëve në linjë, duke vënë theksin te kapaciteti i përshtatshmërisë së mësimdhënësve të Maqedonisë së Veriut, të cilët këtë vit po mbajnë orë kryesisht në linjë. Në fund, të dy bashkëbiseduesit prekën edhe fushat që mëtohen për bashkëpunimin dypalësh: promovimi i gjuhës frënge në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, paralelet bilinguale në shkollat e mesme, avancimin dhe përkrahjen e Shkollës Ndërkombëtare Franceze në Shkup dhe perspektivat për shkëmbime të studiuesve shkencorë, fusha këto që janë në qendër të fokusit të interesit të politikës së ambasadës.

Fotografia : shërbimi fotografik i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

publie le 24/11/2020

hautdepage