Me rastin e përvjetorit të 25-të, do të performojnë dy solistë të shquar në koncertin gala [fr] [mk]

Sonte në gala koncertin do të performojnë dy solistë të shquar:

Sopranoja Elena Golomeova është marrë me studimin e këndimit që nga mosha 14 vjeçare, ndërsa në moshën 18 vjeçare ka fituar çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Këngës Lirike. Ajo performon në koncerte në Maqedoni me Orkestrën Filharmonike, në Kroaci, në Radio Francë, në Festivalin e Mentonit, si dhe në shumë festivale tjera të njohura në Maqedoni, në Paris dhe në qytetin e Nisës.
Bas-baritoni Zhak-Greg Belobo mori mësimet e tij të para të këndimit në Nisë. Në vitin 1997 ai iu bashkua konservatorit të qytetit, ndërkaq vitin vijues atij të Parisit. Në vitin 2001 ai u angazhua në Bayerische Staatsoper (Operën Shtetërore të Bavarisë) në Mynih, e më pas në vitin 2003 në Semperoper në Drezden. Ai jeton sot mes Parisit, Berlinit dhe Jaundes, ku mëton dhe synon të ndërtojë një konservator ndërkombëtar të muzikës.

publie le 12/06/2018

hautdepage