Me rastin e vizitës së tij të parë në Gradsko.... [fr] [mk]

Me rastin e vizitës së tij të parë në Gradsko, të hënën, më 18 mars, ambasadori u takua me kryetarin e komunës, z. Robert Beshovski. Vizita pasoi në shkollën fillore "Dame Gruev", në qendrën e blerjes dhe shpërndarjes së frutave dhe perimeve "Nikom", si dhe në selitë e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

Me rastin e vizitës së tij të parë në Gradsko, të hënën, më 18 mars, ambasadori u takua me kryetarin e komunës, z. Robert Beshovski. Ambasadori vizitoi shkollën fillore dhe të mesme "Dame Gruev", shkolla këto ku mësohet gjuha frënge. Vizita vazhdoi në qendrën e blerjes dhe shpërndarjes së frutave dhe perimeve "Nikom", e krijuar me ndihmën e programit IPARD, si dhe në selitë e VMRO-DPMNE-së (parti opozitare në këtë komunë) dhe të LDSM-së, për tu takuar me kryetarët e degëve lokale të këtyre partive, z. Kiro Nackov (nga radhët e VMRO-DPMNE-së) dhe Dragoslav Simonoviq (nga radhët e LDSM-së). Vizita e ambasadorit në Gradsko përfundoi me një vizitë në vendet përkujtimore të Luftës së Parë Botërore, duke përfshirë Manastirin “Shën Arkangjel Mihajli”, vend ky i cili ishte arenë e luftimeve të ashpra në vitin 1915.

publie le 25/03/2019

hautdepage