“Këto festa në këtë fundvit, do të jenë, më shumë se ato të mëparshmet, nën shenjën e vëllazërisë dhe solidaritetit. Këto janë mbase edhe mjetet tona kryesore në luftën kundër virusit”! Ambasadori i Francës dërgon porosinë dhe urimin e tij, në shenjë simpatie dhe solidariteti (mishërimi)
Të dashur bashkatdhetarë, të dashur miq të Francës
Përderisa po na afrohet fundi i vitit, shpresoj që ju, familjet tuaja dhe të afërmit tuaj të jenë mirë me shëndet dhe të gatshëm të tregoni edhe pak durim. Duke pasur parasysh gjendjen e tanishme shëndetësore, ne nuk do mund të festojmë festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, ashtu siç i festonim zakonisht më parë. Prandaj, desha t’ju dërgoj këtë mesazh në shenjë mbështetjeje dhe solidariteti (mishërimi).
Në mendimet e mia janë fillimisht ata që u prekën nga sëmundja, drejtpërdrejt ose përmes familjeve të tyre, përmes të afërmve të tyre. Pastaj stafi mjekësor, i cili, në kushte shumë të vështira dhe të zgjatura të punës, ia doli mbanë dhe po ia del edhe më tej. Andaj, në emër të angazhimit dhe përkushtimit të stafit mjekësor, si dhe thjesht, për të mos i ngarkuar më tej detyrat dhe obligimet e tyre, duhet, dhe kjo është edhe detyra jonë, që të respektojmë masat e mbrojtjes edhe më shumë në këtë periudhë të atmosferës festive. Këto festa në këtë fundvit, do të jenë, më shumë se ato të mëparshmet, nën shenjën e vëllazërisë dhe solidaritetit. Këto janë mbase edhe mjetet tona kryesore në luftën kundër virusit.
Viti që po vjen duhet të shënohet me një kthim gradual në jetën normale, por kjo varet edhe nga ne. Në shumë mënyra, viti 2021 premton të jetë një vit i shpresës, vit intensiv dhe vendimtar. Andaj, ju dërgoj më të afërmve tuaj dhe juve personalisht, urimet e mia më të sinqerta, shëndet, mbarësi dhe sukses në këtë Vit të Ri, si dhe pa vonesë ju uroj dhe gëzuar njëkohësisht edhe Krishtlindjet.