Mësimi i gjuhës frënge nëpër shkolla [fr] [mk]

Në kuadër të mbështetjes për zhvillimin e Frankofonisë në Tetovë, ku ndodhet edhe Aleanca Franceze, ambasadori vizitoi këtë qytet më 7 dhe 8 shkurt.

Me këtë rast, ai u takua me kryetaren e komunës, znj. Teuta Arifi, si dhe me zyrtarët lokalë të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Ambasadori, së bashku me znj Charlene Zhuv Arifi, drejtor i Aleancës Franceze në Tetovë, vizitoi shkollën "Liria", si dhe gjimnazin " Kiril Pejçinoviq", ku patën rastin të marrin pjesë në një orë nga lënda e historisë në seksionin dygjuhësh frankofon të këtij institucioni. Ambasadori vizitoi gjithashtu edhe shkollën e mesme "7 Marsi", ku u prit nga drejtoresha e kësaj shkolle, znj. Miqereme Rizai, e cila shprehu interes për gjuhën frënge dhe dëshirën për të forcuar mësimdhënien e frëngjishtes në gjimnaz, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës, Institutin Francez dhe Aleancën Franceze.
Gjeni videon e "TV Koha - Tetovë" në lidhjen e mëposhtme : bit.ly/2GZmig2

publie le 14/02/2018

hautdepage