Ministri Dimitrov qëndroi për vizitë në Paris [fr] [mk]

Të hënën më 9 shtator, ministri i Punëve të Jashtme, z. Nikola Dimitrov, ishte për vizitë në Paris, gjatë së cilës u takua me znj. Amelie dë Montshale, sekretare e shtetit për çështje evropiane dhe me z. Kleman Bon, këshilltar për Evropë dhe G20 i presidentit të Republikës Makron, e më pas me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm për çështje evropiane, z. Salvator Seraval dhe me senatorin Alen Riçard, përfaqësues i qeverisë për diplomaci ekonomike në Ballkan.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Dimitrov i prezantoi bashkëbiseduesve të tij, përparimin e bërë në fushat e synuara të konkluzioneve të Këshillit Evropian, të qershorit 2018. Shkëmbimet u përqëndruan në veçanti në perspektivat evropiane të vendit, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh përmes Strategjisë Franceze për Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të vizitës së tij, ministri Dimitrov gjithashtu u takua edhe me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Francë dhe mori pjesë në recepcion, në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Paris, të organizuar me rastin e 8 shtatorit, ditës së pavarësisë, e cila u shënua nga një ekspozitë e veçantë e piktorëve Reshat Ahmeti dhe Dita Starova.

publie le 19/09/2019

hautdepage