Ministrja e Mbrojtjes në një vizitë zyrtare në Paris [fr] [mk]

Më 30 nëntor, znj. Florans Parli, ministre e Forcave të Armatosura të Francës (ministre e mbrojtjes), së bashku me zonjën Zheneviev Darriesek, sekretare e shtetit pranë kësaj ministrie, priti zëvendës-kryeministren dhe njëkohësisht edhe ministren e mbrojtjes së Maqedonisë, znj. Radmila Shekerinska, në një vizitë zyrtare në Paris.

Gjallërimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimeve midis Francës dhe Maqedonisë në fushën e mbrojtjes, ishin temat e një vlerësimi dhe bisede të veçantë. Të dy ministrat përkatës shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi çështjet evropiane të sigurisë. Zonja Shekerinska vuri në pah përfshirjen e Maqedonisë në procesin e pranimit në NATO dhe investimet e bëra nga forcat e saja të armatosura, në drejtim të përmbushjes së standardeve të Aleancës.

Znj. Shekerinska u takua gjithashtu edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forcat e Armatosura të Senatit, respektivisht Dhomës së Lartë të parlamentit francez, z. Kristian Kambo, si dhe me gjeneralin Destrëmo, drejtor i Institutit për Studime të Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN), duke hapur perspektivat për trajnimin e mundshëm të zyrtarëve dhe oficerëve të lartë nga Maqedonia.

Zonja Shekerinska konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë për t’u angazhuar së shpejti në Afrikë, një propozim ky, që do të mbështetet dhe përkrahet tërësisht nga Franca. Të gjithë bashkëbiseduesit e shprehën mbështetjen e tyre të plotë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, për ta sjellë vendin në NATO dhe për të përshpejtuar rrugën e tij drejt BE-së.

publie le 03/12/2018

hautdepage