Miqësia franko-gjermane [fr] [mk]

Me rastin e shënimit të 55-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Elizesë, ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë, dhanë një intervistë në TV Telma, në kuadër të emisionit "Top tema" që u transmetua ditën e hënë, më 22 janar në ora 22:10

Ata theksuan vokacionin evropian të afrimit franko-gjerman, i cili ka rëndësi të madhe në ndërtimin e Bashkimit Evropian. Ambasadorët përsëritën gjithashtu vendosmërinë e të dy vendeve për të mbështetur Maqedoninë në rrugën drejt integrimit të saj evropian dhe atlantik, duke rikujtuar nismat franceze, gjermane apo franko-gjermane në kuadër të bashkëpunimit me vendin. Në periudhën e fundit, ka pasur një zhvillim të veçantë pozitiv, ndërsa ambasadori përshëndetën vullnetin e mirë të palës greke dhe asaj maqedonase, në përpjekjet e tyre të përbashkëta në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit; suksesi i kësaj nisme do të jetë argumenti më i mirë, për të lehtësuar afrimin midis Shkupit dhe Brukselit.

Gjeni intervistën e plotë:

publie le 31/01/2018

hautdepage