Mirënjohje për Ambasadën e Francës, për veprimtarinë e kësaj ambasade në favor të romëve në Maqedoninë e Veriut [fr] [mk]

Me rastin e 15 vjetorit të krijimit të saj, Organizata Joqeveritare- Qendra Kombëtare e Romëve, për një kohë të gjatë partnere e Ambasadës së Francës, të hënën, më 8 prill – për hir të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, i ndau një mirënjohje falënderimi ambasadorit, për veprimtarinë e kësaj ambasade në favor të romëve në Maqedoninë e Veriut.

Me këtë rast, ambasadori falënderoi kryetarin e kësaj organizate, z. Ashmet Elezovski dhe delegacionin e tij, që përbëhej nga aktivistë të rinj: ai rikujtoi se Dita Ndërkombëtare, ku festohet kultura rome, duhet të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e komunitetit, me qëllim të promovimit të integrimit të tij më të mirë. Kjo, theksoi ai, kalon nëpërmjet pjesëmarrjes së lirë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

publie le 15/04/2019

hautdepage