Mision i trajnimit bilateral në favor të Armatës së Maqedonisë [fr] [mk]

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Ministrisë Franceze të Forcave të Armatosura, nga data 6 deri 11 maj në Shkup, u zhvillua një mision trajnues nga dy instruktorë të QKSM-së (Qendrës Kombëtare për Sportin në Mbrojtje) në llogari të Ushtrisë së Maqedonisë, respektivisht të Regjimentit të forcave speciale.

Ambasadori, i shoqëruar nga ndihmësi i atasheu të Mbrojtjes, rreshteri i lartë Silven Kaven, u prit nga koloneli Besnik Emini, zëvendëskomandant në Regjimentin e Forcave Speciale në ARM dhe mori pjesë në një seancë përgatitore operacionale fizike.

Me këtë rast, ai falënderoi instruktorët francezë për angazhimin e tyre dhe theksoi se bartja e njohurive do të përmirësonte aftësitë operacionale të përgatitjes fizike të ushtarakëve nga Maqedonia, duke pasur parasysh në perspektivë pranimin e vendit në strukturat e NATO-s dhe pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, brenda kornizës evropiane ose Kombeve të Bashkuara.

publie le 21/05/2018

hautdepage