Mobiliteti i të rinjve dhe ikja masive e trurit [fr] [mk]

Në kuadër të programit të bashkëpunimit dypalësh me shoqërinë civile, Ambasada e Francës në Shkup, bashkë-financoi një studim, të kryer nga Qendra për Hulumtime dhe Krijime të Politikave (Center for Research and Policy Making).

Ky studim, mëtonte të analizojë mobilitetin e të rinjve, teal apo në perspective, në kontekstin e integrimit evropian. Qëllimi i studimit është identifikimi i shkaqeve të ikjes masive të trurit (personave intelektualë dhe të zgjuar), për të gjetur zgjidhje reale.

JPEG - 118.4 ko

Prezantimi i studimit më 5 dhjetor, ishte një rast i mirë për diskutime, ku morën pjesë përfaqësues të disa organizatave joqeveritare, zëvendësministri i arsimit z. Petar Atanasov, drejtori i Agjencisë për Sport dhe Rini, z. Darko Kaevski, deputetët z. Nikola Poposki dhe znj. Ivana Tufegxhiq, si dhe përfaqësuesi i Maqedonisë në Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), z. Albert Hani.

JPEG - 61.3 ko

Me këtë rast, u formuluan propozime konkrete, që t`i ofrohen të rinjve nga Maqedonia kushte më të mira të jetesës dhe një përgatitje për zhvillimin ekonomik lokal. Me këtë rast, ambasadori theksoi, sipas konstatimeve të cekura, domosdoshmërinë për të kryer reformat në vijim e sipër, e në veçanti, për t’i dhënë fund rolit të partive gjatë punësimeve.

publie le 19/12/2018

hautdepage