Moduli i dytë i teknikave të intervenimit në lartësi [fr] [mk]

Nga 24 qershori deri më 5 korrik 2019, dy instruktorë nga Qendra Kombëtare e Trajnimit për Alpinizëm dhe Skijim, nga Shamoni, zhvilluan dhe ofruan modulin e dytë të teknikave të intervenimit në lartësi, për nevojat e njësisë speciale për ndërhyrje “Tigrat”, nga radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky trajnim u mundësoi pjesëmarrësve nga Maqedonia e Veriut, të fitojnë praktikat e duhura në teknikat e ngjitjes me litar, si në mjediset urbane, ashtu edhe në ato natyrore. Demonstrimi përfundimtar u mbajt në qendër të qytetit të Shkupit, në prani të ambasadorit, zëvendësministrit të Punëve të Brendshme dhe përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së në Shkup.

publie le 10/07/2019

hautdepage