Mozaiku i femrave, të cilat janë aktive në të gjitha vendet, përfshirë këtu edhe Shkupin [fr] [mk]

Më 8 mars, një vit pas lansimit të strategjisë së Francës për barazi midis grave dhe burrave për periudhën 2018-2020, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme, ripërtëriu angazhimin e saj në favor të diplomacisë feministe.

Lufta kundër pabarazisë midis grave dhe burrave, është në të vërtetë në thelbin e angazhimeve të ndërmarra nga Franca, në kuadër të presidencës së saj të G7-it. E tillë, do të jetë ajo, gjatë gjithë veprimtarisë së saj shumëpalëshe.

Më 8 mars, një vit pas lansimit të strategjisë së Francës për barazi midis grave dhe burrave për periudhën 2018-2020, Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme, ripërtëriu angazhimin e saj në favor të diplomacisë feministe.

Banka Botërore, e rendit Francën në vitin 2019, në mesin e gjashtë vendeve në botë (së bashku me Belgjikën, Letoninë, Luksemburgun, Danimarkën dhe Suedinë) dhe me të gjithë anëtarët e BE-së, si një vend, ku barazia ligjore në punë është plotësisht e arritur. Megjithatë, mbetet ende shumë për t`u bërë, në drejtim të një barazie reale në poste dhe në paga.

Disa nga pikat kryesore të pikasura, me të cilat do të shënohet kjo ditë, përfshijnë një ekspozitë që rrëfen përparimet në barazi, në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme dhe që nxjerr në pah rrugën, e cila mbetet të përshkohet.

Ajo prezanton gjithashtu edhe portretet e femrave, të cilat ishin të parat, në postet e ambasadoreve dhe drejtoreshave, por paraqet gjithashtu edhe një mozaik të grave, të cilat janë në veprim në të gjitha vendet, përfshirë këtu edhe Shkupin, si vend, ekskluzivisht në qendër të vëmendjes së kësaj ekspozite.

Zbuloni ekspozitën >> bit.ly/2H9elbz

publie le 11/03/2019

hautdepage