Muaji i Frankofonisë 2020 [fr] [mk]

Sikur çdo vit, edhe këtë vit, muaji mars i kushtohet Frankofonisë. Në këtë kontekst, janë organizuar shumë aktivitete, për të promovuar gjuhën frënge dhe kulturën franceze.

Instituti Francez në Shkup ju ofron një program të jashtëzakonshëm për muajin e Frankofonisë (bit.ly/39gyjLZ). Viti 2020 është vit i veçantë, pasiqë shënon 50 vjetorin e Frankofonisë në mbarë botën. Me këtë rast, do të organizohen ngjarje të ndryshme në mbarë globin, edhe atë nga data 20 mars, datë kjo që shënon krijimin e ONF-së, e deri më 31 dhjetor 2020 (https://agenda50ans.francophonie.org/). Muaji i Frankofonisë shfaqet gjithashtu edhe si një mundësi e mirë për të bërë një përmbledhje të aktiviteteve gjatë viteve të fundit, të cilat kanë qenë tejet të frytshme për gjuhën frënge dhe kulturën franceze në Maqedoninë e Veriut. Kësisoj, mund të dallojmë dhe shënojmë këtu nostrifikimin dhe homologimin e Shkollës Ndërkombëtare Franceze (EFIS), si një institucion arsimor, i cili ka mirëpritur më shumë se 8,000 fëmijë që nga themelimi i tij, para 20 viteve, mandej njohjen e paraleleve dygjuhëshe në shkollat e mesme, si dhe riafirmimin e rëndësisë së frëngjishtes në arsimin universitar, përmes Qendrës së Suksesit Universitar, e vendosur në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

publie le 07/03/2020

hautdepage