Mundësi për bashkëpunim në disa segmente të sistemit shëndetësor [fr] [mk]

Takim me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe. Një shkëmbim i përvojave mes dy vendeve do të përmirësonte aftësitë e stafit mjekësor, si dhe cilësinë e produkteve farmaceutike të importuara në Maqedoni.

JPEG

Të hënën, më 19 mars, ambasadori, i shoqëruar nga atasheu për bashkëpunim, u takua me ministrin e Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe. Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim në disa segmente të sistemit shëndetësor, duke përfshirë infrastrukturën shëndetësore, pajisjet e reja dhe trajnimin e stafit. Në takim theks i veçantë u vu në shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve, me qëllim të përmirësimit të aftësive të stafit mjekësor në institucionet e shëndetit publik në Maqedoni, si dhe të cilësisë së produkteve të importuara farmaceutike.

publie le 28/03/2018

hautdepage