Muzika franceze në qendër të vëmendjes në Çair [fr] [mk]

Të premten, më 19 tetor, ambasadori mori pjesë në mbrëmjen muzikore franceze, të organizuar në kuadër të edicionit të parë të festivalit të muzikës kamertale “Skupi kamerfest”.

Audienca e madhe duartrokiti performancën e jashtëzakonshme të tre solistëve, pianistit Pierre-Lorë Busharla, violinistes Sihana Badivuku dhe solistit në violë Blerim Grubi, të cilët interpretuan në mënyrë të shkëlqyeshme veprat e Shubertit, Sen-Sanit dhe Debysit, në lokalet e Galerisë Kombëtare “Hamami i Daut Pashës”. Ambasadori i përgëzoi përzemërsisht muzikantët, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë bashkëpunimin në vitin 2019, me projekte të reja në bashkëveprim me Institutin Francez në Shkup.

publie le 22/10/2018

hautdepage