NJOFTIM PËR SHTYP [fr]

Siç e ceku edhe gjatë debatit më 6 shtator 2010 në televizionin BTR, Ambasadorit i Francës Zhan Klod SHLUMBEZHE vizitoi të premten, 17 shtator Qendrën të kujdesit ditor për fëmijët e rrugës "Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve "(Rr. Vietnamska pn- Shuto Orizare -) për të dorëzuar të gjitha donacionet e mbledhura për tre muaj në Ambasadën e Francës në Shkup.

Ky koleksion pason nga marrëdhëniet e formuara në mes anëtarëve të Ambasadës së Francës dhe krerëve të shoqatës gjatë pranverës së kaluar.
JPEG
Të njëjtën ditë, Ambasadori i Francës shkoi edhe në Kuvend për të marrë pjesë në seancën e 12-të të Komitetit për marrëdhënie interetnike përkushtuar zbatimit të Planit maqedonas aksionar për integrimin e romëve, nën kryesinë e deputetit Xhevat Ademi.

Me këtë rast, ai u njohtua me masat e paraqitura nga Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, z. Xhelal Bajrami dhe Ministri i ngarkuar për çështjet Romem z. Nexhdet Mustafa dhe i dëgjoi vlerësimet e avokatit të popullit z.Ixhet Memeti, krerëve të partive të Romëve dhe Drejtoreshës së Agjencisë për të drejtat e komuniteteve.

publie le 13/04/2012

hautdepage