Ndarja e çmimit "Personaliteti i vitit 2018" në Europën Juglindore (SEE Personality 2018) [fr] [mk]

Kryetari i bordit drejtues të kompanisë "Veraria Tikvesh" dhe anëtari i grupit të investimeve "M6" - z. Svetozar Janevski, fitoi çmimin e personalitetit të vitit 2018 në Europën Juglindore (SEE Personality 2018).

Fituesit e këtij çmimi, i cili ndahet në kuadër të Festivalit të Europës Juglindore në Paris, janë personalitete nga rajoni, të cilët përmes veprimeve dhe mbështetjes së tyre për kulturën dhe artin, kontribuojnë ndjeshëm në promovimin e vlerave europiane në rajonin e Europës Juglindore. Ambasadori organizoi një pritje të premten, më 20 korrik, në rezidencën e Francës, me çrast z. Janevski iu nda çmimi, në prani edhe të bashkëshortes së tij, znj. Nina Janevska, mandej në prani të rektorit të Universitetit të Arteve Audiovizuale - ESRA, ambasadorit Jordan Plevnesh, i shoqëruar poashtu nga bashkëshortja e tij, znj. Liljana Kotevska - Plevnesh.

publie le 05/08/2018

hautdepage