Ndarja e çmimit “Simon Vej”, nga Republika e Francës [fr] [mk]

Më 8 mars 2019, presidenti i Republikës së Francës, për herë të parë, i ndau çmimin “Simon Vej”, që e jep Republika e Francës, zonjës Aisa Dumara Ngatansu, shtetase e Kamerunit, bashkëthemeluese dhe koordinatore e organizatës ALVF (Shoqatë që angazhohet në luftën kundër dhunës ndaj grave) në Veriun e Largët të Kamerunit.

Çmimi "Simon Vej" i jepet aktivistëve nga e mbarë bota, të cilët punojnë në drejtim të avancimit të kauzës së femrave, duke vazhduar kështu përkushtimin themelor të Simon Vej, për të drejtat e grave.

JPEG

Ambasada e Francës në Shkup, nëpërmjet programit të saj të mbështetjes së OJQ-ve, po e përkrah këtë veprimtari në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, ajo përshëndet ligjin mbi parandalimin dhe mbrojtjen kundër diskriminimit, të miratuar nga kuvendi, më 10 mars.

publie le 14/03/2019

hautdepage