Ndarja e dekoratës “Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë”, për zonjën Teona Mitevska [fr] [mk]

Të mërkurën, më 21 nëntor, ambasadori, në emër të ministrit të Kulturës, i ndau dekoratën “Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë”, zonjës Teona Mitevska, regjisore dhe skenariste maqedonase.

Frankofone, autore e katër filmave të metrazhit të gjatë, të bazuar në realitetin e tranzicionit të shoqërive lokale, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare (Sarajevë, Leçe, Aleksandria, Kiev, Berlinal), znj. Mitevska shfaqet kryesisht, si një grua dhe artiste e përkushtuar (siç do të theksonte edhe vet ajo “femartiviste ", apo gruaartiviste), në një vijë me regjisoret Kler Deniz apo Ursula Mejer. Ambasadori, në fjalimin e tij, e theksoi rëndësinë e angazhimit të institucioneve shtetërore dhe përgjegjësinë e tyre të vazhdueshme dhe gjithnjë e më aktuale, në drejtim të ruajtjes së lirisë artistike, si dhe potencoi zotimin e vazhdueshëm të Francës, në veçanti përmes “Eurimazh”, për të ruajtur një krijim kinematografik evropian, të lirë dhe të larmishëm.

Në përgjigjen e saj, znj. Mitevska, vuri në dukje faktin, se sa kultura franceze e kishte ushqyer veprën e saj, duke filluar që nga filozofia e Sartrit. Lidhjet e saja me Francën dhe me Frankofoninë janë të shumëfishta. Filmi i saj i fundit "Kur dita nuk kishte asnjë emër" (2016), trajton çështjen e vështirë të një vrasjeje, një ndodhi e vërtetë, e pazgjidhur në kontekstin e një shoqërie maçoiste në Maqedoni, e kapluar nga një tranzicion brutal dhe paligjshmëri, respektivisht nga një mungesë e rendit dhe ligjit, e përshkuar nga një konflikt ndëretnik kacavjerrës, që i rri shoqërisë mbi kokë. Filmi i saj i ardhshëm i përkushtohet afirmimit sfilitës të grave, në kontekstin e traditave patriarkale të rajonit, rreth një ndodhie të vërtetë, gjegjësisht skandalit të pjesëmarrjes së një gruaje në një konkurs apo garë tradicionale, e rezervuar për meshkuj.

publie le 27/11/2018

hautdepage