Ndërtimi i një sistemi të vlerave dhe të sigurisë: kusht për integrimin në NATO [fr] [mk]

Të enjten, më 28 mars, ambasadori mori pjesë në debatin për NATO-n, të titulluar: "Ndërtimi i një sistemi të vlerave dhe të sigurisë: kusht për integrimin në NATO", organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, nga akademiku Vllado Kambovski, me pjesëmarrjen e zëvendës-kryeministres dhe ministres së mbrojtjes, znj. Radmilla Shekerinska dhe ish-presidentit kroat, z. Ivo Josipoviç.

Me këtë rast, ambasadori rikujtoi mbështetjen, që Franca i jep pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe përshëndeti angazhimin shtesë të autoriteteve, për të marrë pjesë në aktivitetet paqeruajtëse, nën kujdesin e BE-së, duke theksuar komplementaritetin e këtyre dy qasjeve, të cilat ilustrojnë angazhimin e vendit për sigurinë e kontinentit dhe hapin e ri të bërë, në sajë të Marrëveshjes së Prespës.

publie le 01/04/2019

hautdepage