Në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup [fr] [mk]

Ambasadori vizitoi Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

JPEGAmbasadori, i shoqëruar nga këshilltari i parë, qëndroi në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe me këtë rast u takua me drejtorin e këtij Instituti, z. Skender Asani. Gjatë këtij takimi të parë, drejtori i prezantoi aktivitetet e institutit të tij, duke nënvizuar interesin e veçantë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave me Ambasadën e Francës dhe Institutin Francez në Shkup, në fushën e kërkimeve shkencore dhe kulturore. Nga ana e tij, ambasadori falënderoi drejtorin për mikpritjen e tij dhe e përgëzoi Institutin për aktivitetet e organizuara me rastin e Ditëve kushtuar Alfabetit të gjuhës shqipe, duke nënvizuar kontributin e kulturës shqiptare në identitetin e Maqedonisë së Veriut, si dhe vendin e tij në Ballkan dhe në Evropë, si dhe duke vënë theksin në angazhimin e përbashkët për dialog, tolerancë dhe bashkëjetesë. Para përfundimit të takimit, bashkëbiseduesit vizituan ekspozitën kushtuar figurës së Nënë Terezës, me origjinë nga Shkupi, dhe gjurmuan disa pista të reja për të thelluar bashkëpunimin ekzistues.

Fotografia : Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.

publie le 09/12/2020

hautdepage