Në Manastirin e Leshokut [fr] [mk]

Na vazhdën e vizitës së tij në Tetovë, ambasadori i Francës u takua me mitropolitin Josif, arkipeshkv (drejtues) i Dioqezës së Tetovës dhe Gostivarit. Ambasadori u informua për situatën e komunitetit ortodoks dhe për dialogun cilësor ndërfetar, që mbretëron në Tetovë.

Që të dy më pas, vizituan Manastirin e Leshokut. Në këtë kompleks gjenden kisha e Shën Athanasit të Aleksandrisë dhe Kisha e Shën Mërisë. Kisha kryesore u restaurua tërësisht nga fondet evropiane, pas shkatërrimit që përjetoi gjatë konfliktit të 2001-it, nga një grup i armatosur. Punimet për restaurimin e ndërtesave të vjetra të këtij manastiri, mbeten që të realizohen në të ardhmen. Vizita përfundoi me homazhe në varrin e Kiril Pejçinoviqit, shkrimtar dhe mendimtar maqedonas, përfaqësues i gjeneratës së parë të autorëve të letërsisë bashkëkohore maqedonase.

publie le 02/07/2019

hautdepage