Në zemër të trashëgimisë evropiane [fr] [mk]

Ambasadori mori pjesë në promovimin e Vitit Evropian të Trashëgimisë, ngjarje kjo që u zhvillua në Qendrën Informative të BE-së, të mërkurën më 31 janar 2018

Ky eveniment u zhvillua në prani të shefit të Delegacionit të Bashkimit Evropian, z. Samuel Zhbogar, z. Robert Alagjozovski, ministër i Kulturës, dhe znj. Eleonora Petrova-Mitevska, drejtore e Zyrës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore. Me këtë rast, zonja Kristina Biceva, koordinatore kombëtare për Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore, prezantoi programin e pasur të përgatitur nga Maqedonia gjatë vitit 2018, duke përfshirë: publikimin e librave, tryezat e rrumbullakëta, konkurse të fotografive, shfaqje të filmave të restauruar, pjesëmarrje në konferenca të mëdha evropiane etj. Ambasadori me këtë rast shprehu dëshirën e tij që hapja e kompleksit të ri të muzeut në varrezat ushtarake në Manastir dhe në Shkup të integrohet në këtë program, duke manifestuar kështu angazhimin tonë që në shënimin e përvjetorit të njëqindtë të Luftës së Parë Botërore bota të përfshihet në kuadrin evropian dhe maqedonas të aktiviteteve.

publie le 06/02/2018

hautdepage