Nënshkrimi i Kodeksit të Bashkëpunimit për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm [fr] [mk]

Të premten, më 18 tetor, ambasadori mori pjesë në nënshkrimin e Kodeksit të Bashkëpunimit midis Komisionit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm (NCTLIM), grupit kryesor hotelerik në botë, "Accor" dhe OJQ-së "Porta e Hapur - La Strada".

Ky dokument, i pari në llojin e tij në industrinë e hotelerisë në Maqedoninë e Veriut, synon të mbrojë fëmijët nga abuzimi seksual, në kuadër të udhëtimeve dhe turizmit. Kodeksi u nënshkrua nga sekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme dhe koordinatorja kombëtare e Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit të Paligjshëm, znj. Magdalena Nestorovska, mandej nga znj. Katazina Novak, zyrtare e ngarkuar për marrëdhënie me publikun dhe përgjegjësi sociale në Hotelet "Ibis" në rajonin e Evropës Juglindore dhe nga znj. Jasmina Dimishkovska-Rajkovska, drejtore e OJQ-së "Porta e Hapur - La Strada".

publie le 27/10/2019

hautdepage