Nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut [fr] [mk]

Ambasadorja e Francës në NATO, znj. Elen Dyshen, së bashku me 28 ambasadorët e vendeve anëtare, nënshkroi protokollin e pranimit në Organizatën Veri-Atlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kësisoj, po hapen perspektiva të reja për bashkëpunimin mes Francës dhe Maqedonisë në fushën e mbrojtjes, rigjallërimi i së cilës u manifestua gjatë shkëmbimeve të frytshme të vizitave të znj. Zheneviev Darriesek, sekretare e shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, e cila ishte në Maqedoni , më 31 maj 2018, dhe znj. Radmilla Shekerinska, zëvendës-kryeministre dhe ministre e mbrojtjes, e cili më 30 nëntor 2018 ishte në Paris.

JPEG - 79.2 ko
JPEG - 79.7 ko

publie le 12/02/2019

hautdepage